Ndryshon përbërja e asamblistëve të Nismës në Malishevë, ja kush u largua

Kryesuesja e KQZ-së, Valdete Daka, ka bërë të ditur emrat e kandidatëve të cilët kanë fituar mandatin pas shqyrtimit të ankesave në PZAP. Në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur sot është bërë e ditur se në subjektit politik Nisma në Malishevë, ka ndodhur një ndryshim ku nga ankesat e shqyrtuara mandatin e asamblistit e fiton Demir Bajraj, ndërsa Gemc Shurdhaj e humb mandatin.