Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ndryshojnë standardet për pajisjen me patentë shofer – Malisheva Press

Ndryshojnë standardet për pajisjen me patentë shofer

Qeveria e Kosovës po mban sot mbledhjen e radhës të thirrur nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Ndër të tjerash në këtë mbledhje është aprovuar propozim-vendimi për ndryshimin e vendosjes së standardeve minimale të aftësisë psiko-fizike për shofer të automjeteve.

Propozimi nga Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është aprovuar pa asnjë votë kundër dhe pa asnjë abstenim, shkruan Indeksonline.

Sipas Ministrit Lekaj me këtë udhëzim ngritet cilësia e shërbimeve dhe normat e sigurisë, kapacitetet profesionale, bëhet harmonizimi me aktet juridike të BE-së, si dhe forcohen normat e regjimit të ngasjes dhe përfundimisht mbrohen të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugorë.

Propozimi është bërë në konsultim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe atë të Punëve të Brendshme./Indeksonline/