Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ndryshime në Vetëvendosjen e Malishevës: Hoti zëvendëson Bytyçin në Kuvendin Komunal – Malisheva Press

Ndryshime në Vetëvendosjen e Malishevës: Hoti zëvendëson Bytyçin në Kuvendin Komunal

hoti-bytyçKanë filluar disa ndryshime në Lëvizjen Vetëvendosje të Malishevës.Sipas burimeve të Malishevapress brenda këtij subjekti, anëtari i Kuvendit të Komunë nga radhët e Vetëvendosjes, Muhamet Bytyçi ka dhënë dorëheqjen nga angazhimi si asamblistë për arsye siç thotë burimi të angazhimeve profesionale të tij derisa vendin e tij do ta zë Valon Hoti i cili është kandidati i radhës nga ky subjekt.
Bytyçi ishte njëri nga anëtarët më të zëshëm të kuvendit Komunal të cilin e kishte poentuar edhe KDI e cila monitoron punën në Kuvendin e Malishevës.
Gjithashtu sot është mësuar se KQZ ka bërë zëvendësimin dhe tani Valon Hoti do të jetë edhe zyrtarisht anëtar i Kuvendit Komunal nga radhët e Vetëvendosjes. Se a do ta vazhdoj edhe Hoti angazhimin në kuvend njëjtë sikur kolegu i tij Bytyçi këtë mbetet ta marrim vesh nga performanca e tij./malishevapress/