Ndodhë edhe kjo: Kryeministri nuk e di sa këshilltarë i ka!

Kryeministri Ramush Haradinaj ka deklaruar se nuk e di se sa këshilltarë janë në qeverinë në krye me të.

“Numrin e këshilltarëve… përbes nuk e di saktë sa janë” ka thënë Haradinaj në kuvendin e Kosovës.

Ai shtoi se numri i këshilltarëve duhet të jetë nëpër web-faqe dhe po që se mungojnë do të ndërmarrë masa që të vendosen.

Sipas tij disa këshilltarë janë me pagesë ndërsa ka edhe të tjerë të cilët nuk paguhen, siç mund të jenë këshillimet nga USAID.

Haradinaj gjithashtu vlerësoi se pagat e këshilltarëve janë të ulëta dhe se nuk janë paga të dinjitetshme për këshillim të një kryetari qeverie.