Ndodhë edhe kjo, futbollistët nuk kanë ku të lahen, nuk e zhvillojnë ndeshjen!

permetiDje ishte programuar të luhej ndeshja Përmeti-Delvina, e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë së Dytë në Shqipëri.

Kjo përballje nuk u zhvillua, por çudia ka të bëjë me arsyen se pse nuk u luajt.

Siç raportohet në shtypin e shkruar sportiv, Delvina nuk ka pranuar të luajë, pasi në stadiumin e Përmetit nuk ka dushe. Vendasit kanë ofruar zgjidhje alternative, por delvinjotët nuk kanë pranuar, duke mos zbritur në fushën e lojës.