Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ndodh edhe kjo: PDK akuzon RTK-në se theu heshtjen zgjedhore! – Malisheva Press

Ndodh edhe kjo: PDK akuzon RTK-në se theu heshtjen zgjedhore!

rtkDega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas, përmes një njoftimi për media ka thënë se “reagon ashpër ndaj thyerjes së heshtjes zgjedhore nga RTK”.

“Partia Demokratike e Kosovës, dega në Drenas, reagon ndaj thyerjes së heshtjes zgjedhore nga ana e Radio Televizionit të Kosovës, me rastin e ritransmetimit të debatit të zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit. Ritransmetimi i debatit në ditën e heshtjes zgjedhore, është shkelje e rëndë e heshtjes zgjedhore, ligjit për zgjedhje lokale, kodit etik dhe kodit zgjedhor”, thuhet në reagimin e PDK-së.

“RTK ka ritransmetuar debatin e zhvilluar nga kandidatët për kryetar të Drenasit, sot, kur heshtja zgjedhore është në fuqi. PDK i bën thirrje televizionit publik që mos të bie nën ndikimin e subjekteve politike që kanë për qëllim manipulimin e publikut përmes mediave, ndërsa fton që edhe subjektet politike por edhe mediat të respektojnë heshtjen zgjedhore dhe kodin zgjedhor”, thuhet më tej aty.