Ndërron jetë veterani i UÇK-së Hamdi Hoxhaj nga fshati Golluboc

Veterani nga radhët e UÇK-së Hamdi Hoxhaj ka ndërruar jetë në moshën 59 vjeçare pas një sëmundje të rëndë.

I ndjeri ishte luftëtar i UÇK-së në brigadën 113 Mujë Krasniqi. Hamdiu vuante nga sëmundja e kancerit.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit Golluboc në orën 15:00

Malishevapress i shpreh ngushëllime familjes Hoxhaj dhe të gjithë bashkëluftëtarëve të tij