Ndërron jetë mësuesi Fadil Krasniqi nga Carralluka

Ka ndërruar jetë mësuesi Fadil Krasniqi nga fshati Carrallukë. Kjo është bërë e ditur nga familjarët e të ndjerit përmes një njoftimi në facebook.

‘’Tê nderuar dashamires , miq , koleg , miqesi ,,,, Te gjithe ju te aferm dhe rreth i larget por i njoftur , me dhimbje dhe pikellim te madh njoftojme se sonte ndrroj jete Babai , mesuesi , kolegu , dhe shoku juaj Fadil Krasniqi’’ thuhet në njoftimin e bërë nga familjarët e të ndjerit.

Fadil Krasniqi ishte mësues ë shkollën fillore Imer Krasniqi dhe kohëve të fundit vuante nga një sëmundje.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në varrezat e fshatit në Carrallukë në orën 16:00.

Redaksia e malishevapress i shprehë ngushëllime familjes dhe kolegëve të mësuesit tashmë të ndjerë.