Ndërron jetë humoristi Ibrahim Krajkova – Leci (video)

LeciKa ndërruar jetë humoristi i mirënjohur, Ibrahim Krajkova që njihej në popull si Leci.

Pas problemeve shëndetësore që ka pasur vitet e fundit ai është tërhequr nga skena publike.

Krajkova ishte bërë i njohur nga projekti filmik “Treshi përsheshi”, ndërsa ka qenë pjesë edhe e shumë projekteve të tjera.

Varrimi i tij do të bëhet sot në ora 16:00 na varrezat e qytetit në Prishtinë, njofton Klan Kosova.