Ndërroi jetë veterani i arsimit Fazli Thaçi

Njoftojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës se pas një sëmundje, në moshën 75 vjeçare ka ndërruar jetë Veterani i Arsimit Fazli Hamëz Thaçi nga fshati Shkarashnik, këtë e ka bërë të ditur djali i tij ish-drejtori i DKA-së në Malishevës Blerim Thaçi.

Mësuesi Fazli u lind me 25.04.942. Ai sot me 18.04.2017 pas një sëmundje në moshën 75 vjeçare ndërroj jetë.  I ndjeri punojë më shumë se katër dekada në procesin edukativo- arsimor duke kontribuar për arsimimin dhe edukimin e shumë e shumë gjeneratave të reja.

Për nder të veprës së tij do të mbahet Akademi Përkujtimore në SHFMU’’ Hilmi Hoti’’ në fshatin Carrallukë,  duke filluar në orën 14:00 ka bërë të ditur Komuna e Malishevës.

Ndërsa varrimi i tij do të bëhet sot me 18.04.2017 në orën 17:00, në varrezat e fshatit Shkarashnik.