Ndërrimi i moteve nëpër botë (Foto)

1482926221-capodanno-russiaFishekzjarret kanë ndriçuar qiellin mbi monumentetet më të rëndësishme në botë, ku njerëzit anembanë globit ishin mbledhur për të mirëpritur Vitin e Ri.

Nga Sydney në Moskë, nga Paris në New York, turma të njerëzve i thanë lamtumirë vitit 2016, një vit i trazuar në politikën globale.

Shumë qytete  kishin rritur sigurinë për festimet e Vitit të Ri, pas një viti gjatë të cilit pati sulme me  kamionë ndaj turmave të njerëzve në Nicë e Berlin.

Mijëra policë shtesë kanë qenë në krye të detyrës në Londër dhe qytete të tjera.

Megjithatë, kjo nuk i ka ndaluar qindra-mijëra njerëz të rreshtin rreth ‘Thames River’  në Londër, për të parë ndezjen e fishkzjarreve, vend ky i  cili votoi për të dalë nga Bashkimi Evropian.

Festime pati edhe në Paris, ku rreth 500 mijë njerëz ishin mbledhur rreth ‘Champus Elysees’, ku  Arc de Triomphe ishte mbuluar me shumë ngjyra me fjalën “Mirësevini” në shumë gjuhë të botës.

Qytetarët në Berlin ishin të pathyeshëm sa I përket sulmit të fundit terrorist në tregun e Krishtlindjeve. Aty ishin organizuar një seri koncertesh,  para ndezjes së fishekzjarrëve në mesnatë.

Rreth 2,000 policë janë kujdesur për rreth dy milionë njerëz që u mblodhën për ndezjen e  fishekzjarreve  në ‘Copacabana Beach’ në  Rio de Janeiro, ceremoni kjo që ishte nga më të shkurtrat në këtë vit  shkak të krizës së rëndë ekonomike, shkruan BBC.

Por, 17 mijë policë në detyrë në qytetin turk të Stambollit, nuk arritën të parandojnë një sulm në një klub nate, dy orë para vitit 2017, i cili ka 39 të vdekur.

Ishujt e Paqësorit , duke përfshirë Samoa, Tonga Kiribati, ishin të parët që hynë në vitin 2017, të pasuar nga Auckland, ku fshikezjarret shpërthyen në ‘Sky Tower’  në qendër të qytetit, transmeton KosovaPress.

Shfaqja e fishekzjarreve në mesnatë u pa në ekranin e madh në Sydney Harbour në Australi, ku u nderuan edhe artistët Prince dhe David Bowie, dy superstarë të muzikës të cilët kanë vdekur në vitin 2016.

Shtatë tonë fishekzjarre u shfaqen para rreth një milion e gjysmë njerëzve.

Londër

 

New York 

Kremlin

Korea e Jugut

Berlin

Athinë

Dubai

Kenya

Madrid

Malasya

Korea e Jugut

Paris

Singapor

Rio de Janiero

Lublin, Poloni

Irak