Ndërpritet seanca, vazhdon nesër në ora 10:00

Kryesuesi i Kuvendit të Kosovës ka thënë se sipas të gjitha gjasave seanca do të vazhdohet nesër në ora 10:00.

Kjo sepse deputetët e koalicionit PAN nuk kanë shkuar në seancë, pas mbylljes së seancës së parë, shkruan Periskopi.

Vendimin, kryesuesi Adem Mikullovci, e ka marrë pas fjalimeve të kryetarëve të grupeve parlamentare të VV-së e LAA-së. /Periskopi/