Ndërpritet protesta në rrugën e Kombit

Pas më shumë se disa orësh përleshje me policinë, duke se protestuesit kanë gjetur gjuhën e përbashkët për të ndërprerë protestën në rrugën e Kombit.

Qindra qytetarë nga Kukësi dhe Kosova ishte mbledhur në hyrje të tunelit të rrugës së Kombit, për të kundërshtuar vendosjen e taksës nga qeveria për ata që kalojnë në këtë rrugë.

Por, situata ka degjeneruar në dhunë, ndërsa protestuesit kanë marrë nën kontroll edhe kabinën që janë të vendosur makineritë ku bëhen pagesat.

Qytetarët të irritur, i kanë vënë flakën kabinës, duke e shkatërruar atë dhe pajisjet që ndodheshin aty.

Si pasojë e përplasjes ka pasur të lënduar si nga protestuesit po ashtu edhe nga ana e punonjësve të policisë.