Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ndërprehet mësimi në shkollën e Astrazupit – Malisheva Press

Ndërprehet mësimi në shkollën e Astrazupit

shkolla-astrazupSot, nxënësit e shkollës fillore “Ganimete Terbeshi” në Astrazup, nuk kanë mbajtur mësim për shkak të mungesës së ngrohjes. Lexuesit e Malishevapress, kanë thënë se ndërprerja e mësimit ka ardhur si pasojë e mungesës së lëndës djegëse. Mos zhvillimi i mësimit për shkak të neglizhencës së komunës për të siguruar me kohë furnizimin e shkollave me lëndë djegëse dhe për t’ua siguruar sistemin e ngrohjes, tregon më së miri papërgjegjësinë e komunës, veçanërisht Drejtorisë së Arsimit e cila është përgjegjëse për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor në të gjitha shkollat e komunës së Malishevës.

Janë nxënësit ata të cilët i bartin pasojat e kësaj neglizhence dhe papërgjegjësie institucionale.