Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ndërprehen punimet në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, shkak projekti i dobët – Malisheva Press

Ndërprehen punimet në varrezat e dëshmorëve në Malishevë, shkak projekti i dobët

Janë ndërprerë punimet për rregullimin e varrezave të dëshmorëve në Malishevë. Malishevapress, nga burimet e saj merr vesh se Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, e kishte bërë projektin për rregullimin e varrezave të dëshmorëve pa u konsultuar fare me shoqatat e dala nga lufta dhe pa u konsultuar as me zyrtarët komunal. Edhe përkundër kësaj kompania ndërtimore e kontraktuar për kryerjen e punimeve kishte filluar punën, madje në fillim të punimeve zyrtarët komunal, drejtori i shërbimeve publike dhe ai i urbanizmit kishin inspektuar punimet që po realizoheshin duke u ndarë të kënaqur kështu me punimet të cilat realisht po bëheshin pa një projekt të mirëfilltë.

Por, edhe përkundër faktit se punimet ditë më parë kishin filluar, ato tani janë ndërprerë pa u dhënë një arsyetim zyrtarë as nga Agjencia dhe as nga Komuna. Mirëpo edhe pas kësaj heshtje të Agjencisë dhe Komunës, malishevapress, nga burimet e saj merr vesh se shkaku kryesor i ndërprerjes së punimeve është projekti i dobët i bërë nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë, për këtë edhe drejtori i Agjencisë, në debatin publik të mbajtur në kuadër të ministrisë e kishte pranuar se agjencia nuk ka pas arkitekt adekuat i cili do të bënte projektin e ndërtimit të kompleksit të varrezave të dëshmorëve e veçanërisht për projektimin e lapidarit i cili do të ndërtohej brenda kompleksit, por që edhe përkundër kësaj punimet kishin filluar.

Ndërsa tash pas ndërprerjes së punimeve shumë materiale ndërtimore kanë mbetur brenda hapësirës së varrezave të dëshmorëve, në anën tjetër nuk ka asnjë njoftim zyrtarë se si do të veprohet më tej lidhur me projektin për ndërtimin e varrezave të dëshmorëve në Malishevë, kur do të fillojnë prapë punimet dhe kur dhe si do të realizohet ky projekt?

Kujtojmë se për mënyrën se si kishin filluar të realizoheshin punimet në Kompleksin e varrezave të dëshmorëve në Malishevë, me projekt të dobët, pa shpallje publike dhe pa u respektuar kriteret bazë për ndërtimin e këtij komplekseve memoriale, ditë më parë kishte reaguar edhe asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Malishevë, Alban Krasniqi, i cili mes tjerash kishte thënë se” Rregullimit të Varrezave të Dëshmorëve në Malishevë është dashur ti paraprijë debati dhe konsultimi me njerëz e profesionistë të fushës. Betonizimi i hapësirës, trotuaret dhe ulëset pa kurrfarë logjike e renditje dhe kulmi i tërë kësaj përmendorja prej betoni pa konkurs artistik dhe pa vlere artistike janë shenja të qarta se edhe varret ti bëjnë tender, armaturë, beton”.