Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
NATO ia heq ndalesën ajrore Serbisë – Malisheva Press

NATO ia heq ndalesën ajrore Serbisë

nato-serbia

KFOR-i sot ka hequr ndalesat që ka aplikuar në hapësirat ajrore të Serbisë, të vendosura në vitin 1999.

Lajmi është dhënë nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konferencë për media pas takimit me kryeministrin serb, Aleksandar Vuçiq, duke thënë se KFOR-i ka vendosur ta relaksojë zonën e sigurisë, transmeton KP.

“Këto ndalesa, që ende janë valide për disa pjesë të Serbisë, nuk do të ekzistojnë më”, ka thënë Stoltenberg duke shtuar se kjo do të thotë integrim i plotë i Serbisë në hapësirën ajrore evropiane.

Ai ka thënë se ky është një veprim konkret për përmirësimin e marrëdhënieve NATO- Serbi.

Sipas Stoltenberg, vendimi është marrë si rrjedhojë e normalizimit të marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit në dialogun e Brukselit.

Ndalesa ajrore ndaj Serbisë e njohur si Zona e Sigurisë Ajrore, në 16 vitet e fundit është zbatuar në një hapësirë ajrore prej 24 kilometra drejt Serbisë Qendrore, duke filluar nga kufijtë e Kosovës.

Stoltenberg sot ka nisur një vizitë dyditore në Serbi.