Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
‘Na të rrimë gati këtu’ – Rapsodi me performancë të veçantë për Limajn në odë (Video) – Malisheva Press

‘Na të rrimë gati këtu’ – Rapsodi me performancë të veçantë për Limajn në odë (Video)

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, së bashku me anëtarët e partisë së tij dhe njëkohësisht anëtarët e Qeverisë: ministrin Shyqiri Bytyqi dhe këshilltarin e tij Shkodran Imeraj, kanë qëndruar sot në darkë tek familja Dinaj në Komunën e Gjakovës.

Në fshatin Skivjan, për zëvendëskryeministrin dhe ministrin kosovar ishte përgatitur edhe një performancë nga një rapsod kosovar, raporton Insajderi.

Në një video të publikuar në Facebook, shihen Limaj dhe Bytyqi në një odë të kësaj familje nga Skivjani, teksa disa rapsodë të ulur përreth një sofre përkujdesen për t’ua ndrequr disponimin zyrtarëve të lartë qeveritar.

Me këngë patriotike, me theks folklorik, Limaj dhe Bytyqi u argëtuan në odën e familjes Dinaj në Komunën e Gjakovës.

“Këtu të rrimë nga gati”, i thotë rapsodi, zëvendëskryeministrit Limaj, para se të niste performancën.