‘’Na qitët faqen e zezë’’- Qytetari kritikon qeverinë Begaj se po ”përkrahë prostitucionin” (foto/dokument)

Një mësimdhënës që ka dashur të mbetet anonim për shkak të punës ka drejtuar një sërë pyetjesh kryetarit të komunë z. Begajt.  Ndërtimet në Kodrën e Goleshit në afërsi të lagjes Mirëdita përveç problemeve pronësore dhe ndërtimeve pa leje por sjellin edhe probleme të tjera serioze të cilat qytetari anonim me profesion mësues i ka ngritur përmes një letre dërguar në redaksinë e malishevapress të cilën ia ka drejtuar kryetarit Begaj dhe qeverisjes së tij.

Sipas qytetarit  në afërsi të objekteve edukative arsimore dhe kulturore si Shtëpia e Kulturës, Çerdhja e Fëmijëve, Palestra Sportive dher Shkollat fillore dhe të mesme po ndërtohen disa siç ai i ka quajtur  “Villa pushimore” që në rrethana normale ato nuk preferohen të ndërtohen në afërsi të shtëpizave banuese e aq më pak ku ka edhe shkolla e institucione publike. Ky objekt po del të jetë pa leje ndërtimi si dhe punimet për ndërtimin e tij janë kryer vetë gjatë fundjavës, kurse inspektorati i kontaktuar nga qytetaret nuk ka ndërmarrë asnjë masë.

Qytetari ka thënë se: si mesimdhenes i ka rastis puna qe disa her ne dite te kaloi aty pran nje objekti qe po ndertohet ne vendin e quajtur “Gojlesh” afer lagjes”Mirdita”ne zonen ku eshte e planifikuar per banim,dhe me kalim te kohes ka mesuar nga qytetaret se ky objekt eshte i dedikuar per “Villa pushimore” ne gjuhet e popullit vend per “Faqe te zeza” duke shtuar më tej se: ‘’nxenesit disa her me kane pytur ka kaloja aty prane se mesues qak po ndertohet eshte Shkolle,Dyqan apo ndonje Hotel qe dy vite pergjigjeje nuk kam per femijet por pergjigjejes po i iki  duke me ardhur turp se si nje vend qe eshte i dedikuar per vendbanime kuvendi komunal i mbyll syt dhe nuk ndalon kete dukuri e cila eshte e demshme per shoqerin e ne veqanti per te rinjet’’ ku i ka bashkangjitur edhe fotografitë e objektit në fjalë.

Ja letra e plotë: 

Qeverisja komunale Malisheves “Mbyll syt” para dukurive negative

  Te nderuar bashkeqytetar te komunes se Malisheves,ka gati dy vite qe nje qeshtje me ka brengosur,me kalim te kohes vetem sa me eshte shtuar kjo breg.Ndergjegjeja nuk po me len te qet kjo me ka shtyr te bej kete njoftim me mire te thuhet kete reagim.

Si mesimdhenes me ka rastis puna qe disa her ne dite te kaloi aty pran nje objekti qe po ndertohet ne vendin e quajtur “Gojlesh” afer lagjes”Mirdita”ne zonen ku eshte e planifikuar per banim,dhe me kalim te kohes kam mesuar nga qytetaret se ky objekt eshte i dedikuar per “Villa pushimore” ne gjuhet e popullit vend per “Faqe te zeza” nxenesit disa her me kane pytur ka kaloja aty prane se mesues qak po ndertohet eshte Shkolle,Dyqan apo ndonje Hotel qe dy vite pergjigjeje nuk kam per femijet por pergjigjejes po i iki  duke me ardhur turp se si nje vend qe eshte i dedikuar per vendbanime kuvendi komunal i mbyll syt dhe nuk ndalon kete dukuri e cila eshte e demshme per shoqerin e ne veqanti per te rinjet, shih fotot.

Zyrtaret e kuvendit komunal qe jane te thirrur per te zbatuar ligjin(Inspektoret) disa her ne dite kalojne aty pari dhe nuk kane nderrmarr asnje aksion per ndalimin e ndertimit te ketij objekti,me gjithe qe nuk posedon leje pune,kjo len te kuptohet se edhe zyrtaret e kuvendit jane dorzuar (kanë pranuar) kete objekt,i cili eshte ndertuar kryesisht gjate diteve te vikendit shtune dhe e diel.

zyrtaret komunal  po te fillonte ndertimi i ndonje objekti per nevojtar te cilet nuk kane kulm mbi koke do te i vinin disa her ne dite duke i ber presion,kurse me kete rast eshte krejt e kunderta,ku lirisht mund te konkludohet se ndoshta”pa dashje”jane ber pjes e kesaj dukurie (marri dhe turp)

Duke u nisur nga te thenat me larte vijme te nje konstatim se perse nuk ka reaguar Kryetari i kuvendit i cili eshte i thirrur me plot gojen per nje qeverisje te mire pa ndikime me kredibilitet,une mendoi se nuk eshte ne interesin e askujt e ne veqanti te banorve te komunes qe ky objekt te jet ne komunen tone e aq me pak ne vendin ku eshte duke u ndertuar skaj rruges vend i cili eshte i frekuentuar banuar me qyetar   ( ku qdo minut afer saj lozin femijet e lagjes dhe qytarve qe jetojne afer ketij objekti) shih fotot

Si qytetar i Malisheves kam ngritur disa dilema siq vijon:

1.Kush dha leje per ndertim te nje objekti te till…?

2.A eshte ne dijeni kryetari Ragip Begaj….?

3.Pse nuk i ndalojne punimet….?

4.Pronari i objektit a eshte kusheri i Ish kryetarit kuvendit….?

5.Kryetar nese ky lloj objektesh do te ndertohet ne lagjen tuaj”Begaj” a do te heshtje..?

6.Pse na duhet ky lloj objekti….?

Kryetar mos ja vidhni rinin brezave te rinje te cilet me se paku jane fajtore per kete te keqe qe po e mbjell ne vendin tende per te cilen ti je zotuar se do te jesh pishtar per te mbrojtur ndalur dukurit negative(Kujtoje veten je Qytetar i kesaj komune,po ashtu dhe mban epitetin “Haxhis”do te ishte mire te reflektoje.

Eshte nje thenje e popullit “çka te mbjell dhe do te korresh”sot mund te jet profitabile por kujtoje se neser do te gjykojne qytetaret e malisheves ne mesin e tyre edhe ardhemeria e vendit femijet,nipat dhe mesat tuaja.

Nese kjo dukuri eshte e “Mire” pronari i saj do te ishte mire qe kete biznes te ndertoje ne komunen e tij apo then ndryshe ne vendlindjen e tij.

Vendi ku eshte duke u ndertuar eshte vend i frekuanetuar nga qyetaret e ne veqanti femijet,nxenesit pasi aty afer jane shtepite,salla e sportit ,qerdhja e femijeve,fusha e futbollit duke filluar nga 30 metra deri 150metra.

Krejt ne fund me habit fakkti se perse shoqeria civile,qyetaret nuk kane ngirten zerin “shoqeria po flen” Marri marri,turp turp.Ndoshta vone por qytetari nuk harron do te ngit zerin.

Krejt ne fund i nderuar kryetar nese te behet e njejta pytje si mua se qfar eshte ky objekt qe po ndertohet si do te pergjigjeshe….?

Te nderuar zyrtar te redaksis Malishevapress ju falenderoi per punen tuaj dhe nje herit kerkoj qe kete reagim te postoni ne faqen tuaj sepse eshte ne interesin e te gjithe qyetetarve qe kesaj dukurie ti them ndal.

                                                                                                                                     Tekst shkruesi:

Malisheve 12.07.2017                                                                                                 Qytetar KK-Malisheves