Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mustafi akuzoi Lumezin, Mirashin e Rexhepin për komplot vrasjeje – Malisheva Press

Mustafi akuzoi Lumezin, Mirashin e Rexhepin për komplot vrasjeje

Aleksander-LumneziIsh-prokurori Nazmi Mustafi i ka shkruar prokurorit Heikki Wendorf se Pashk Mirashi, në bashkëpunim me Hashim Rexhepin dhe vëllezërit Lumezi “kishin planifikuar vrasjen e tij”, ka zbuluar “Koha Ditore”.

Mustafi, ish-shef i Task Forcës kundër korrupsionit, që është i dënuar me 5 vjet burgim për korrupsion për shkak se i kishte kërkuar ryshfet Pashk Mirashit, ish-likuidator i Bankës Kreditore të Prishtinës, vëllait të kryeprokurorit Aleksandër Lumezi, Albert Lumezit – drejtor aktual i NLB-Prishtinës dhe kolegëve të tij, Lavdim Kushutova dhe Vullnet Latifi. Mustafi kishte akuzuar për korrupsion ish-guvernatorit Hashim Rexhepi, por aktakuza kundër tij ishte hedhur poshtë në fazën e konfirmimit.

Bazuar në këtë informacion, prokurori finlandez i ka shkruar presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, me kërkesë që të mos e dekretojë kryeprokurorin, sepse kishte informacione se ishte i përfshirë në një komplot vrasjeje.