Mustafa po i frikësohet mocionit të opozitës? Ja çfarë thotë

Kryeministri i vendit, Isa Mustafa ka folur rreth mocionit të mosbesimit, të cilin dje opozita  e ka dorëzuar me 43 nënshkrime kundër tij.

Mustafa ka thënë se nuk e ka pritur se keqpërdorimet e aferat do t’i adresohen Qeverisë.

“Kam pritur se Mocioni i opozitës do të përmbajë diçka që kemi punuar keq apo s’kemi punuar atë që kemi premtuar. Por, se kësaj Qeverie do të tentohet ti adresohen keqpërdorimet, vjedhjet, abuzimet e aferat me të cilat asnjë vendim dhe anëtar i kësaj Qeverie s’ka të bëjë, nuk kam pritur! Asnjë mocion kundër Qeverisë nuk i shpëton ata që mendojnë të plaçkisin 30 milion euro nga Telekomi i Kosovës, ata që ia bënë shtetit faturën e pasaportave mbi 5 milion euro apo ata që shpresojnë se do ta plaçkisin shtetin edhe përmes Axosit, nëse kjo Qeveri bie”.