Mustafa në degën e LDK-së në Malishevë në mbështetje të Kafexhollit

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa ka vizituar sot degën e LDK-së në Malishevë ku ka takuar strukturat e kësaj partie.

Sipas njoftimit nga ky subjekt Mustafa ka rikonfirmuar  mbështetjen për kandidatin për kryetar Sami Kafexholli dhe për kandidatët për asamble komunale.

Njoftimi i plotë:

Sot, kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa vizitoj degën e LDK-së në Malishevë.

Kryetari Mustafa rikonfirmoj edhe një herë mbështetjen e tij të fuqishme për kandidatin për kryetar z. Sami Kafexholli dhe për kandidatët për Asamble Komunale në zgjedhjet lokale 2017.

Kryetari Mustafa kërkoj angazhim maksimal nga të gjitha strukturat e LDK-së në Malishevë dhe u shpreh i bindur se LDK do të udhëheqë Komunën e Malishevës pasë 22 tetorit.