Mustafa e quan gomar Kurtin

isaKryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka reaguar menjëherë dhe me shumë mllef ndaj reagimit të deputetit të Vetëvendosjes Albin Kurti kundër reagimit të Hashim Thaçit i cili i kishte dalë në mbrojtje kryeministrit.

Kurti në reagimin e vet kishte thënë se Isa Mustafa, po të kishte shtet ligjor, do të duhej të ishte në burg ndërsa kishte përmendur edhe “zajednicën” (AKS-në)të cilën sipas Kurti e ka mundësuar “zajednica e vëllezërve të Thaçit me djemtë e Isës”.
Isa Mustafa madje, Albin Kurtin, pa ia përmendur emrin e ka quajtur “gomar të Zajednicës, transmeton Koha.net.
Ky është postimi i kryeministrit në facebook.
“A e di kush, cka ka ky gomari i Zajednices me djemt e mij??? Te drejtohet kah une Ukshi se e ka humbur rrugen”.