Mustafa: Demarkacioni mund të kthehet në Kuvend gjatë tetorit

isa-mustafa

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa ka thënë se liderët e partive kosovare nuk mund të takohen javën tjetër për të diskutuar rreth demarkacionit. Ai ka thënë se kjo mund të ndodh në javët e ardhshme. Mustafa ka treguar se çështja e Demarkacionit do të mbyllet shpejtë. I pari i ekspletivit ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend.

“ Nuk mund të takohemi javën e ardhshme. Unë jam në disa takime jashtë shtetit. Kjo mund të behet javëve ne vijim ,por jo javën e ardhshme”, ka thënë Mustafa.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka folur edhe për ftesën që u ka bërë opozitës liderëve të opozitës.

Mustafa ka thënë se edhe ky takim mund të ndodh pasi ti përfundoj takimet që është duke i bërë me kryetarët e Komunave që janë rreth kukunjve të Kosovës.

“ Unë e kam bërë këtë ftesë. Ky takim mund të behët pasi unë t’i marr të gjithë informatat na kryetarët e komunave. Po ashtu takime jam duke bërë edhe me banorët e atyre anëve”, ka treguar kryeministri Mustafa.

Ai ka thënë se gjatë muajt tetor do të këtë takim edhe me kryetarin e PDK’së, Kadri Veseli. Mustafa ka thënë se pasi të mblidhen të gjitha faktet, Demarkacioni do të ratifikohet në Kuvend. Ai ka treguar se Demarkacioni nuk ka nevojë të shkojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

“ Nuk është e nevojshme të shkojë në këtë Gjykatë. Mund të themi se pas të gjithë shqyrtimit të fakteve dhe pas përfundimit të takimeve ne do të provojmë që Demarkacionin ta çojmë në Kuvend për ratifikim”, ka thënë Mustafa

Ai ka thënë se Demarkacioni duhet të përfundoj sa më shpejt, pasi siç thitë ai për ketë çështje nuk mund të rrezikohen vizat dhe shumë gjera të tjera.

Kryeministri Mustafa gjatë kësaj interviste në RTK 21 ka folur edhe për dështimin e votimit të Ratifikimit të Demarkacionit të seancën e 1 shtatorit. Ai ka thënë se tërheqja është bërë për të mos pasur konflikte dhe përqarkje.