Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mustafa bën fajtorë edhe deputetët e LDK-së për mos-liberalizim – Malisheva Press

Mustafa bën fajtorë edhe deputetët e LDK-së për mos-liberalizim

isa-mustafa-1Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka marrë pjesë në zgjedhjet e Forumit të Rinisë së kësaj partie, ku ka mbajtur një fjalim.

Ai ka thënë se Kosova është e re, me numër të madh të rinjsh, e që rrjedhimisht i bie se “e reja është e qëndrueshme”.

“Kemi përgjegjësi për të qeverisur me vendin, por kjo përgjegjësi kërkon zhvillim më të shpejtë të vendit, për luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, për arsimin më të mirë dhe më cilësor tuajin dhe të gjeneratave tjera, për një sistem shëndetësor që e kërkojnë qytetarët tanë që vendin sa më shpejtë ta integrojmë në Bashkimin Evropian. Janë kërkesa të mëdha, por duhet të realizohen”, deklaroi i pari i LDK-së, Isa Mustafa, para të rinjve të kësaj partie, raporton Koha.net.

“Qytetarët e Kosovës duhet të udhëtojnë pa viza. Janë qytetarë të barabartë si qytetarët tjerë evropianë, dhe ata i kanë plotësuar kushtet që të lëvizin lirshëm. Prandaj, konsideroj se askush nuk ka të drejtë të mbajë peng procesin e liberalizimit të vizave, askush nuk ka të drejtë të pengojë shndërrimin e kufijve të vendit në kufij shtetërorë ndërkombëtarë, as për motive dhe interesa personale e as duke u thirrur në kujtesa historike”, u shpreh kreu i LDK-së.

Këto komente, Mustafa i bëri duke iu referuar kundërshtimit të çështjes së demarkacionit me Malin e Zi nga deputetë të opozitës, por edhe nga disa të pozitës, gjegjësisht të LDK-së.

“Unë i pyes disa deputetë kundërshtues se me çfarë të drejte ju mbajnë juve të izoluar, me çfarë të drejte ju detyrojnë të prisni deri në 6 muaj para dyerve të ambasadave të huaja për të marrë një vizë? Pse ju privojnë nga e drejta që të vizitoni prindërit dhe familjarët e juaj? Me çfarë të drejte ua rrezikojnë jetën qytetarëve tanë që kanë nevojë të shërohen jashtë vendit për sëmundje që nuk gjejnë shërim në Kosovë?”, deklaroi kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa.

Ai u ka bërë thirrje të rinjve të LDK-së që t’i pyesin edhe deputetët e LDK-së, që janë anëtarë të degëve përkatëse, e të cilët, siç tha ai, “u janë bërë shërbëtorë kauzave të rrejshme se Kosova po humb territor, se pse ata po e shkelin besimin që e kanë marrë nga Lidhja Demokratike e Kosovës”, raporton Koha.net.

Mustafa më tej tha të ketë pritur se do të ketë problem me kundërshtarët e pavarësisë së Kosovës për shndërrimin e kufijve tanë në kufij ndërkombëtarë shtetërorë, por jo edhe nga të tjerët.

“Asnjë kauzë politike nuk e justifikon mbajtjen peng të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Forumi i Rinisë së LDK-së sot mban kuvendin zgjedhor, në të cilin pritet të zgjedhen drejtuesit e të rinjve të këtij subjekti politik.