Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mustafa: BE-ja na i vendosi edhe tetë rekomandime shtesë për vizat (Video) – Malisheva Press

Mustafa: BE-ja na i vendosi edhe tetë rekomandime shtesë për vizat (Video)

isa-mustafa1Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në konferencën e mbajtur sot ka folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Mustafa ka shtuar se sa i përket këtij procesi Kosova i ka përmbushur kriteret teknike që janë kërkuar nga Kosova.

“Ne kemi pasur diku edhe tetë rekomandime pas vlerësimit të Komisionit që duhet të punojmë edhe më tutje në përplotësimin e tyre. Njëri rekomandim ka qenë se duhet ta bëjmë kontrollin e dyfishtë në kufi me Shqipërinë dhe për këtë arsye kemi kaluar në kontroll të dyfishtë. Rekomandimi tjetër ka qenë që të bëjmë një marrëveshje me Turqinë për riatdhesim dhe këtë marrëveshje do ta nënshkruajmë brenda dy jave sepse e kemi marrë pëlqimin e kryeministrit turk që ta bëjmë këtë marrëveshje”, ka thënë Mustafa, raporton Indeksonline.

Kryeministri më pas ka shtuar se rekomandim tjetër ka qenë që të punojnë në ligjin për prokurim publik.

“Është kërkuar nga ne që të punojmë në ligjin për prokurimin publik dhe ndryshimin dhe plotësimit e ligjit për prokurim publik dhe këtë e kemi bërë dhe ja kemi dërguar ligjin për prokurim publik në vendimmarrje Kuvendit të Kosovës dhe do të kalohet nga janari i vitit të ardhshëm në prokurim elektronik, dhe ka pasur po ashtu edhe disa rekomandime lidhur me evidencat te Ministria e Punëve të Brendshme të cilat janë plotësuar krejtësisht”, u shpreh Mustafa, duke shtuar se përpos marrëveshjes që na ka mbetur ta nënshkruajmë me Turqinë, ne të gjitha rekomandimet i kemi plotësuar.

Mustafa shtoi se pret që në vitin e ardhshëm ta kemi liberalizmin e vizave dhe që ose në fund të këtij viti ose në fillim të vitit 2016 në janar apo shkurt Komisioni Evropian të jap rekomandim lidhur me liberalizimin e vizave