Mustafa: Asociacioni, zgjidhje jo ideale, por e mirë!

isaKryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se në themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe, është ruajtur plotësisht sistemi kushtetues i vendit.

Sipas Mustafës, gjithashtu, çdo vendim për themelimin dhe ndryshime në Asociacion do të kalojë përmes mendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Asociacioni, për të cilin Kuvendi i Kosovës ka vendosur në vitin 2013 është zgjidhje e mirë, jo ideale”, ka vlerësuar ndër tjerash kryeministri Mustafa.

Shkrimi i plotë i tij në Facebook:

Qytetare te nderuar

Ne nuk duhet te frikesohemi nga te drejtat qe ua japim te tjereve, duhet te frikesohemi nese i keqperdorim te drejtat tona.

Para kater viteve, erdhi komandanti i KFOR-it ne zyren time, atehere ne Prishtine , dhe me tha: “disa udheheqes te lare te Kosoves e kane keq qe po sherbehen me fjale dhe premtime te medha. Duhet ta kene te gjithe te qarte se ne nuk kemi ardhur te luftojme ne Kosove, jemi ketu ne mision paqeruajtes. Ju duhet me mjete politike te zgjidhni Veriun, lufte tjeter nuk do te lejoje Aleanca Veriatlantike”.

Asociacioni, per te cilin Kuvendi i Kosoves ka vendosur ne vitin 2013 eshte zgjidhje e mire, jo ideale.

Me parimet qe i kemi marre vesh me dt 25 gusht te ketij viti, pas muaj e dite te tera te dialogut politik dhe teknik , eshte ruajtur plotesisht sistemi kushtetues i vendit.

Cdo vendim per themelim dhe ndryshime per asociacionin kalon permes mendimit te Gjykates Kushtetuese.

Ne jemi popull normal dhe shtet normal, prandaj interpretimet e akteve ua leme ti bejne ata qe kane legjimitet dhe ekspertize, jo rruges dhe frustrimeve politike.

Gjate greves se minatoreve ne fillim te keti viti, i pata pyetur Bordin e Trepces se a munden ata te menaxhojne me Trepcen ne veri, nese e shpallim sot kompani publike. Me thane Jo. Por me thane se minatoret e deshirojne te jete publike. Une ju them se me kete marreveshje Trepcen e bejme nje, si prone te Kosoves. Jo te Asociacionit. Ju genjejne ata qe thone se Asociacioni eshte pronare e pasurive tona.

Eshte e sakt se permes Asociacionit, komunat me shumice serbe do te kene pamje te plote ne arsim, shendetesi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor.

Kjo nuk duhet ti pengoj askujt, sepse ne e kemi perjetuar vet sa rende eshte kur dikush ta mohon te drejten te mesosh femijet e tu e te sherohesh ashtu sic ti deshiron.

Prandaj ne shekullin e 21 ne procesin e integrimeve boterore ne do te pranojme keto te drejta, sepse jemi ne ata qe na jane mohuar ato.