Murati i LB-së takim me Veselin e PDK-së

murati veseliKryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, sot, ka takuar Valon Muratin dhe drejtuesit tjerë të Lëvizjes për Bashkim (LB),.

Kryetari Veseli theksoi se në vend dhe në skenën politike, janë duke ndodhur zhvillime pozitive por ka edhe sfida dhe me këtë rast falënderoi partnerin e koalicionit, “Lëvizja për Bashkim”, për kontributin e dhënë duke e cilësuar si shumë të suksesshëm

“Angazhimi ynë i përbashkët është forcimi i shtetësisë në përmbushjen e prioriteteve nacionale si rritja e mirëqenies së qytetarëve, forcimin e shtetit ligjor dhe realizimin e procesit integrues euro-atlantik”.

 Ndërsa, Valon Murati, duke folur për situatën politike në vend, elaboroi planin e LB-së, të prezantuar në publik kohë më parë, për parandalimin e krizave politike në të ardhmen.