Mungojnë paisjet e zërimit, nxënësit mbajnë programin kulturor në kushte joadekuate(video)

Në shënim të 10 vjetorit të pavarësisë shumë shkolla anekënd vendit organizuan aktivitete kulturoro-artistike. Edhe shkolla fillore ‘’Hilmi Hoti’’ në Carrallukë gjatë javës së kaluar ka mbajtur një program kulturoro-artisktik ku kanë performuar nxënësit talentë të kësaj shkolla.

Mirëpo, atyre fatkeqësisht u ishte mohuar shprehja e talentit të tyre dhe nuk ishte vlerësuar mundi dhe zelli i tyre pasi që ata u detyruan të recitonin dhe të vallëzonin pa pasur fare paisje zërimi derisa salla ishte e mbushur plotë me nxënës e mysafir të ftuar. Sipas prindërve dhe qytetarëve prezent të cilët kanë dërguar dëshmi, në pjesën e vallëzimit nxënësve pjesëmarrës në program u është vënë në dispozicion vetëm një radio e vogël.

Por zërimi nuk mungoi në koncertin e organizuar nga komuna në sheshin e dëshmorëve për organizimin e të cilit u dhanë mjete nga buxheti i komunës.

Komuna e Malishevës ndan mijëra euro gjatë vitit nga buxheti i saj për blerjen e paisjeve shkollore dhe për aktivitete të tilla kulturore.