Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
MPJ e Kosovës e pafuqishme përballë arrestimit të policit të Kosovës nga MUP-i serb – Malisheva Press

MPJ e Kosovës e pafuqishme përballë arrestimit të policit të Kosovës nga MUP-i serb

thaciKëshilltari politik në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Bashmir Xhemaj ka thënë për Klan Kosovës se janë duke punuar shumë që të sqarohet rasti i arrestimit të zyrtarit policor kosovar, Nehat Thaçi, nga autoritetet serbe.

Ai ka deklaruar se që nga mbrëmja e së mërkurës janë në kontakt me autoritetet serbe dhe presin zhvillime pozitive në orët në vijim.

“Prej mbrëmë, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe diplomatët tanë në Beograd janë në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet serbe dhe institucionet tjera të ndërlidhura me rastin”.

“Mund të konfirmojmë se po bëjmë gjithcka si MPJ për këtë rast dhe presim të ketë zhvillime pozitive”.