Motori përplaset me trafindarësen në Rrugën e Kombit, vdes i riu kosovar

Një shtetas nga Kosova humbi jetën paraditen e sotme në një aksident rrugor në afërsi të tunelit të Kalimashit, bën të ditur oranws.

Viktima, një 30 vjeçar nga Gjilani, po udhëtonte me një motor, kur ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me trafikndarësen në Rrugën e Kombit.

Si pasojë e përplasjes ai ka mbetur i plagosur rëndë.

Edhe pse është transportuar me urgjencë në spitalin e Kukësit, shtetasi nga Kosova nuk ka mundur të mbijetojë duke ndërruar jetë.

Policia dhe zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje. Këto të fundit kanë bërë të mundur dhe shuarjen e zjarrit në mjet që ka shpërthyer në flakë pas aksidentit.

Nga hetimet paraprake dyshohet se shkak i aksidentit të ketë qenë shpejtësia mbi normat e lejuara me të cilën po udhëtonte motori.