Moti sot, nesër e pasnesër

Mot i vranët dhe me reshje shiu. Sot, mbi vendin tonë, parashihet të mbajë mot me vranësira të cilat më të theksuara do të jenë në pjesën e parë të ditës, kur pritet të sjellin edhe reshje shiu.

Temperaturat do të sillen prej 5 deri në 16 gradë Celsius. Edhe nesër, në pjesën e parë të ditës, parashihet të kemi mot me vranësira dhe me reshje lokale shiu. Në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shpërndahen. Temperaturat do të lëvizin në mes 5 e 18 gradë Celsius.

Ndërsa nga dita e enjte, mbi rajonin tonë, pritet të depërtojnë masa të ngrohta ajrore nga Mesdheu të cilat do të bëjnë që të kemi mot me vranësira të pjesshme dhe ngritje graduale të temperaturave.