Moti sot dhe parashikimi për nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë këtyre dy ditëve të vikendit vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion normal dhe stabil atmosferik.

Sipas IHMK-së, në këto kushte do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-11 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 23-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugu dhe jugperëndimi me shpejtësi deri 5m/s”, thuhet në njoftimin e IHMK-së.