Moti për ditën e sotme: Temperaturat na befasojnë sërish

Fushat me presion të lartë atmosferik do të vazhdojnë të mbesin mbi rajonin tonë edhe gjatë ditës së sotme.

Në këto kushte, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira të pjesëshme.

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe do të lëvizin nga 0 -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin nga 6-12 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja.