Moti nesër me reshje shiu të pazakonta

moti2-629x340Gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të mbajë mot i ndryshueshëm , i përcjellur me vranësira të dendura. Vranësirat  gjatë natës dhe nesër do të shoqërohen me reshje shiu dhe vende-vende reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë, deri sa në viset malore do të ketë vetëm reshje bore. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin nga 6 deri 10 gradë Celsius. Do të fryjë  erë nga jugperëndimi dhe më pas nga verilindja me shpejtësi deri 9m/s.

 

Në parashikimin  e dërguar pak minuta më herët nuk kemi cekur pluhurin saharian i cili është ne rrugë drejt Europes, prandaj reshjet e shiut mund të jenë të përziera me balt por që nuk janë fenomene të pazakonta , reshje me pluhur ka pasur dhe viteve tjera, hera e fundit me reshje te kësaj natyre ishin vitin e kaluar. Pluhuri saharian nga Sahara ka përfshirë Spanjën, një pjesë të Italisë dhe nesër apo gjate natës pritet të arrijë në Shqipëri dhe në vendin tonë me intensitet të dobët.