Moti mbi vendin tonë: Temperaturat deri në 38 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, përmes një kumtese ka njoftuar për motin i cili do të mbaj në vikend.

Në njoftim thuhet se do të mbajë mot me diell dhe me vapë.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 35-38gradë Celsius.