Molliqaj: Ja si mund ta mposhtim PDK’në më 11 qershor

Sekretari Organizativ dhe kandidati për deputet i Lëvizjes Vetëvendosje ka shkruar në Facebook se mobilizimi i qytetarëve mund ta nxjerr VV’në fituese në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai shkruan në Facebook:

Në zgjedhjet e kaluara lokale në Prishtinë, disa qytetarë na thonin: “Ju jeni shumë të mirë, por nuk keni gjasa me e mujtë LDK-në”. Por doli e kundërta. Angazhimi i qytetarëve dhe votimi masiv për Lëvizjen e solli fitoren.

Tash disa po thonë: “LDK-në e kaloni lehtë, por PDK-në e keni vështirë me e largu nga pushteti”. E vërtetë që nuk është e lehtë, por nëse ju, qytetarët që e doni Kosovën #meZemër, angazhoheni dhe votoni masivisht, fitorja do të jetë e sigurt dhe ndryshimi i pashmangshëm.