Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mocioni e demarkacioni testojnë rrëzimin e Qeverisë! – Malisheva Press

Mocioni e demarkacioni testojnë rrëzimin e Qeverisë!

Qeveria e Isa Mustafës sot do të përballet me sfidën më të madhe që prej formimit të saj.

Në orën 10:00 do të nisë seanca plenare, në të cilën është paraparë të votohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë që është iniciuar nga partia e Fatmir Limajt, mbështetur edhe nga dy partitë e tjera opozitare (LV-ja dhe AAK-ja) si dhe nga tetë deputetë të koalicionit qeverisës. Këtë mocion e bën të paqartë mosmarrja e një qëndrimi zyrtar nga PDK-ja dhe shtimi i kritikave të zyrtarëve të saj ndaj Qeverisë.

Nëse Qeveria i mbijeton këtij mocioni, kryeministri Isa Mustafa ka paralajmëruar se të njëjtën ditë do ta procedojë për në Kuvend marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi. Për këtë çështje, ambasadori amerikan Greg Delawie të martën ka zhvilluar takime me deputetë të LDK-së dhe të PDK-së, të cilët vazhdimisht kanë qenë kundërshtues të versionit aktual të demarkacionit.

Ndërkaq, nëse opozita dështon t’i sigurojë 61 vota për rrëzimin e qeverisë, atëherë nuk mund të ketë ngritet mocion i ri brenda 90 ditëve vijuese.