Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mjeku Ramadan Sopaj para gjykate: Akuzohet se shkruante barna për përfitime të djemve të tij – Malisheva Press

Mjeku Ramadan Sopaj para gjykate: Akuzohet se shkruante barna për përfitime të djemve të tij

Në Gjykatën e Gjakovës sot është mbajtur shqyrtimi fillestar kundër të dyshuarit Ramadan Sopaj, i akuzuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe konflikt interesi.

Sipas aktakuzës, ndërmjet gushtit të vitit 2017 dhe prillit të vitit 2018, dyshohet se ka shfrytëzuar autoritetin e tij zyrtar me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme për vete ose për fëmijët e tij.

Sopaj dyshohet se në cilësinë e mjekut familjar në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Shpëtim Robaj” në Malishevë, kishte përshkruar terapinë e 2,957 pacientëve me medikamente të ndryshme, të cilat sirupa dhe ampula (medikamente) i furnizonte djali i tij Shpend Sopaj, që punonte në deponë farmaceutike EP-DEA ne Prishtinë.

Aktakuza e Prokurorisë gjithashtu shpjegon se edhe djali tjetër i të pandehurit, Qëndrim Sopaj, i cili punon në deponë famaceutike Radinchpharm në Prishtinë, poashtu ka furnizuar barnatoret në Malishevë me medikamentet Eselan, Neo Endosix, Nipogalin etj.

Poashtu Sopaj dyshohet se tabletat ose medikamentet e dhëna nuk i kishte përshtatur me përshkrimin e terapisë për pacientët, veprime këto në kundërshtim me Ligjin për shëndetësi të sektorit farmaceutik.

Në seancën e sotme, Sopaj u deklarua se ndihet i pafajshëm në akuzat me të cilat ngarkohet.

“Jo, unë absolutisht nuk e pranoj fajin”, tha Sopaj kur u pyet nga gjyqtari Nikollë Komani rreth aktakuzës.

Mbrojtja e të akuzuarit ka afat që deri më 2 tetor të bëjë kundërshtimet e aktakuzës.