Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mjekët, alarm: Hiqni dorë urgjentisht nga përdorimi i letrës së aluminit – Malisheva Press

Mjekët, alarm: Hiqni dorë urgjentisht nga përdorimi i letrës së aluminit

Letra e alominit | Foto ilustrim nga Google

Prej vitesh, letra e aluminit është një domosdoshmëri për amvisat në kuzhinë për gatimin, ruajtjen dhe transportin e ushqimeve, por doktorët paralajmërojnë se ajo shkakton probleme të rënda në shëndetin e njeriut.

Nëse gatuani me letrën e aluminit, atëherë jeni duke luajtur me shëndetin tuaj”, është paralajmërimi i studimit më të fundit të mjekëve.

 Gjëja e parë që duhet të dini është se alumini i bën keq trurit. Ai është një metal neurotoksik, emri i të cilit është lidhur prej vitesh me shkaqet e shkaktimit të sëmundjes së Alcajmerit.

Ekspozimi ndaj këtij metali shkakton probleme në tru dhe përgatituni që të keni shqetësimi me koordinimin, kontrollin e trupit, kujtesën dhe ekuilibrin.

Fatkeqësisht, shumë njerëz vuajnë nga helmimi nga kjo neurotoksinë, dëmi i së cilës është i përhershëm.

Por mjekët thonë se përveçse dëmton trurin, gatimi me letër alumini, mund të ndikojë negativisht edhe në kockat e trupit. Metali lufton me kalciumin e kockave për të gjetur hapësirë brenda tyre dhe shpesh del fitues ndaj këtij elementi kaq të rëndësishëm për jetën e njeriut.

Por ai është shkatërrues edhe për mushkëritë dhe shkakton fibrozë pulmonare. Edhe kur jeni duke ngrohur diçka me letrën e aluminit rrezikoni që t’i merrni përmes frymës copëzat e padukshme të metalit, të cilat janë vdekjeprurëse për mushkëritë.