Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Mirushë: festoi me armë, plagosi 1 dhe lëndoi 3 tjerë – Malisheva Press

Mirushë: festoi me armë, plagosi 1 dhe lëndoi 3 tjerë

arme_dasma
Foto – arkiv

Në fshatin Mirushë të Komunës së Malishevës, dje gjatë, në një dasmë një person duke festuar ka shtënë me armë, me ç‘rast nga pakujdesia ka plagosur një familjar të vetin dhe lënduar tre të tjerë, bëjnë të ditur burimet të MalishevaPress-it brenda fshatit Mirushë. Personat tjerë thuhet se janë lënduar nga copëzat e betonit të cilat ranë mbi dasmorë.

Rastin e ka konfirmuar pjesërisht edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar vetëm për një person të lënduar, i dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje si dhe ka konfiskuar armën e llojit Zastava cal.7.62 mm  me një karikator.

Edhe pse Policia e Kosovës vazhdimisht ka bërë thirrje që të festohet pa armë, këtë thirrje nuk e dëgjoi A. Thaçi nga fshati Mirushë, i cili për pak sa nuk i mori jetën familjarit të tij, i cili fatmirësisht njoftohet se është jashtë rrezikut për jetën. /MalishevaPress