Mira Shehu në vend të Luiza Xhuvanit

mira shehuKomisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Shqipërisë permes një njoftimi të lëshuar sot ka bërë të ditur se ka vendosur për zëvendësimin e ish-deputetes Luiza Xhuvani e dorëhequr javë më parë, me deputeten e radhës, Mira Shehu e cila vjen nga qarku i Vlorës.
Xhuvani deputete po nga qarku i Vlorës dha dorëheqje në fillim të nëntorit, pas aktit kriminal që kreu djali i saj Konstantin Xhuvani nga i cili mbetën të vrarë katër persona.
Mira Shehu është Profesoreshë në Universitetin “Ismail Qemali” të Vlorës.