Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ministria e Kulturës ndaj 10 mijë euro për fondacionin e gruas së Behgjet Pacollit – Malisheva Press

Ministria e Kulturës ndaj 10 mijë euro për fondacionin e gruas së Behgjet Pacollit

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka nënshkruar sot memorandum bashkëpunimi me “Ibrahim Kodra- Swiss Foundation” i cili udhëhiqet nga Maria Pacolli, gruaja e Zëvendës Kryeministrit dhe Ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli.

Kjo ministri për këtë fondacion ka ndarë mjete financiare në vlerë prej 10 mijë euro.

Në njoftimin e ministrisë thuhet se qëllimi i këtij memorandumi është mbështetja financiare për aktivitetet e arkitektëve të rinj nga Kosova me rastin e pjesëmarrjes në ngjarjen kolaterale “Neë Urbanistic” në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018, për promovimin dhe përkrahjen kulturore, gjatë vitit 2018.

 Sipas njoftimit kryetarja e këtij fondacioni Maria Pacolli, falënderoi Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit për mbështetjen e dhënë duke theksuar se kjo mbështetje financiare ka rëndësi të veçantë për arkitektët e rinj të cilët  do të jenë një përfaqësim i denjë në Bienalen e Arkitekturës së Venedikut për vitin 2018.