Ministria e Drejtësisë shet veturat për 300 euro

Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar e cila vepron në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë, ka hapur ankand publik.

Në këtë ankand kjo Agjenci pritet të shes tre vetura të cilat nuk kalojnë shumën fillestare mbi 300 euro, tre ora dore dhe një telefon që nuk kalojnë shumën mbi 50 euro, shkruan Magazina.al

Për të gjithë ata që duan të bëhen pjesë e ktij ankandi, ministria ka njoftuar se afati vlen deri më 13 shkurt.