Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja – Malisheva Press

Ministria e Drejtësisë e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja

ministria e drejtesiseZëvendësministri i Drejtësisë, Lirak Çelaj, sot ka marrë pjesë në konferencën me temën “Marrëveshja e Stabilizim Asociimit” e organizuar nga Ambasada e Republikës në Prishtinë dhe mbështetur nga UNDP, ndërsa u tha se MD është e përkushtuar në përmbushjen e obligimeve që dalin nga MSA-ja.

Çelaj theksoi se përmes marrëveshjes, të dy palët do të bëjnë zotim të ndërsjellët: nga njëra anë, Kosova për të ndërmarrë reforma edhe më të thella dhe nga ana tjetër, BE-ja do të ofrojë mundësi reale për anëtarësim.

“Qeveria ka shprehur vazhdimisht përkushtimin e saj për agjendën evropian. Bërthama e përkushtimit tonë qëndron në mbështetjen e madhe të qytetarëve tanë për ndryshimet që do të transformojnë vendin tonë në një anëtar krenar të familjes evropiane”, tha ai.

Zëvendësministri Çelaj e vlerësojë marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me BE-në si hapin e parë dhe më të rëndësishëm të ndërmarrë deri më tani në rrugëtimin e Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

“Ajo do të sjellë një momentum dhe obligim të ri për t’i zbatuar reformat që aq shumë i duhen vendit tone, duke filluar me përforcimin e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit e deri tek reformat ekonomike, me qëllim të krijimit tё vendeve të punës dhe rritjen e këmbimit tregtar me BE-nё” theksoi Çelaj.

Duke vlerësuar se forcimi i sundimit të ligjit është një nga sfidat kryesore për shumicën e vendeve në procesin e zgjerimit veçanërisht në drejtim të përmirësimit të funksionimit dhe pavarësisë sё gjyqësorit, nё luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, zëvendësministri Çelaj shtoi se kjo kërkon vullnet të fortë politik, duke lëvizur përtej deklaratave dhe retorikave politike nё rezultate të prekshme.

Ai u zotua se Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë përpjekjet për forcimin e mëtutjeshëm të sundimit të ligjit në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe të gjitha obligimet që dalin nga MSA