Ministri Stavileci mban fshehtë shtëpinë e re

blerand stavileciMinistrit i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci, i cili kohë më parë ka deklaruar se po jeton në shtëpinë e prindërve të gruas së tij, ka blerë një shtëpi, por ende po e mban fshehtë. Stavileci i cili mësohet të ketë paguar një pjesë të parave për atë shtëpi, ende nuk e ka deklaruar, madje nuk e ka bërë të ditur as shumën se sa i ka kushtuar.

Është dashur të hapet kjo temë nga gazeta “Zëri” që Agjencia Kundër Korrupsionit ta “përmirësojë” gabimin në deklarimin e pasurisë së deklaruar nga Stavileci. Fillimisht, në Agjencinë Kundër Korrupsionit, ministri Stavileci ka deklaruar se ka marrë kredi në vlerë prej 87 mijë euro për blerje të patundshmërisë, por që nuk e ka cekur llojin e patundshmërisë.

Kredia është marrë me afatet e kthimit për 15 vjet. Pas kërkesës së gazetës “Zëri”, Agjencia Kundër Korrupsionit e ka dërguar në drejtim të gazetës sqarimin lidhur me atë se pse nuk është publikuar lloji i patundshmërisë së ministrit Stavileci. Pas kësaj, AKK-ja ka kërkuar llogari nga ministri se pse nuk e ka cekur llojin e patundshmërisë te kredia e marrë./zeri.info/