Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ministri i shkarkuan nuk përfillë vendimin e Kryeministrit, përsëri shkon në zyrën e tij – Malisheva Press

Ministri i shkarkuan nuk përfillë vendimin e Kryeministrit, përsëri shkon në zyrën e tij

Rreth orës 10:00, Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj ka dalë në vendin e punës.

Burime të KALLXO.com brenda MPB-së thonë që ministri është në zyrën e tij.

KALLXO.com ka kontaktuar edhe zyrtarë të AKR-së të cilët në kushte anonimiteti kanë thënë që Sefaj ka dalë në punë për ta dorëzuar detyrën dhe për të marrë gjërat personale në zyrë. Por, kanë shtuar se AKR nuk del nga koalicioni

Ndërsa Kastriot Muçolli, këshilltar për media i ministrit Flamur Sefaj, ka thënë që gjithçka do të bëhet e ditur brenda ditës, por nuk ka dhënë detaje.

Sefaj është liruar nga detyra të premten e kaluar nga kryeministri Ramush Haradinaj bashkë me shefin e Agjencionit Kosovar të Inteligjencës, Driton Gashi, për shkak se nuk e kishin informuar pvr operacionin e arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq.