Warning: session_start(): Cannot send session cookie - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: session_start(): Cannot send session cache limiter - headers already sent (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/agp-core/classes/persistence/session/Agp_SessionAbstract.class.php on line 10

Warning: Cannot modify header information - headers already sent by (output started at /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/index.php:52) in /home/besnikzki/webapps/malishevapresswp2/wp-content/plugins/wcp-openweather/classes/UserOptions.class.php on line 90
Ministrat e “Nismës” së Limajt e shkelin ligjin me dy këmbët- kështu veproi Ministria e Arsimit – Malisheva Press

Ministrat e “Nismës” së Limajt e shkelin ligjin me dy këmbët- kështu veproi Ministria e Arsimit

Në emisionin InDoks u transmetua dokumentari “Privatizimi i Shtetit”.

Është ky një dokumentar që do të gërmojë thellë mbi fenomenin e emërimeve të larta në shërbimin civil, dhe pozita tjera, e që po mbushen me militantë partish në pushtet.

Në këtë dokumentar tregohet historia e  emërimit të dyshimtë tëSekretarit Permanent në Ministrinë e Arsimit që udhëhiqet nga Nisma SocialDemokrate e e Fatmir Limajt. Edhe ministria tjetër e kësaj partie, MTI-ja ka probleme serioze me procesin e emërimit të Sekretarit Permanent.

Në 50 minuta të dokumentarit InDoks me autor Visar Duriqi do të bëhen publike fakte që dëshmojnë që Qeveria e Ramush Haradinajt si asnjë tjetër më parë e ka shndërruar Shërbimin Civil në Shërbim Partie. E ka prishur një traditë të mbajtjes së disa pozitave për njerëz profesionistë duke ua dhënë ato ose familjarëve të liderëve në pushtet, ose njerëzve të besueshëm të partive të tyre.

Si po e shkatërron Shërbimin Civil kosovar Qeveria e Haradinajt?

Cili parti e koalicionit PAN më shumë se të tjerat i ka mbushur pozitat e larta shtetërore me militantë partie?

Pse prokurorët nuk po nisin hetime për emërimet e larta publike që po bëhen në mënyrë të kundërligjshme?

Këto dhe përgjigje të tjera mësohen në dokumentarin “Privatizimi i Shtetit”.

InDoks është emision hulumtues që prodhohet nga Gazeta Online Insajderi. /Insajderi.com
https://video.gjirafa.com/insajderi?video=indoks-privatizimi-i-shtetit