Milo: MPJ-ja të nxjerrë mësime nga mospranimi në UNESCO

paskal_milo

Mosanëtarësimi i Kosovës në UNESCO ka arsye, përgjegjësi e mangësi që duhen analizuar, ka thënë ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Paskal Milo. Sipas tij, përgjegjësia për dështimin, në radhë të parë, bie mbi institucionet e Kosovës, në radhë të dytë mbi Qeverinë e Shqipërisë e, në radhë të tretë, mbi partnerët ndërkombëtarë.

Diplomati shqiptar, në një intervistë dhënë “Kohës Ditore”, ka thënë se Ministria e Jashtme dhe rrjeti diplomatik i Kosovës duhet patjetër ta analizojnë me shumë përgjegjësi të gjithë punën që kryen gjatë kohës që lobuan për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO. Milo ka shtuar se kjo ishte një sfidë serioze që kërkonte jo vetëm profesionistë të zotë, por edhe argumente të forta në përputhje me specifikën.

Duke komentuar për votat e humbura të Kosovës te shtetet që e kanë njohur, Milo ka theksuar se mungesa e kontakteve dhe e pranisë në vendet respektive krijon boshllëqe, të cilat i mbushin të tjerët e që ndikojnë në vendimmarrje.

Milo ka thënë se ka shumë rëndësi se me çfarë “pasaporte” paraqitesh në dyert e kancelarive ndërkombëtare e për më tepër me çfarë vlerash i prezantohesh opinionit ndërkombëtar