Militantja e PDK-së në Malishevë “rahatohet” në Ministrinë e Drejtësisë (Dokument)

Partia Demokratike e Kosovës duket se ka nisur një mision serioz për reahtimin e militantëve partiakë.

Ministria e Drejtësisë po shihet si institucioni më i përshtatshëm për t’i akomoduar militantët e partisë.

Periskopi sot raportoi për punësimin e dy militantëve me pozita të larta në parti.

Portalit i janë dhënë edhe më shumë informacione lidhur me këtë dukuri që po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë, që udhëhiqet nga Dhurata Hoxha, bashkëpunëtore e ngushtë e kryetarit të partisë.

Arlinda Thaqi, një militante e devotshme e partisë së Kadri Veselit ka zënë vend pune në këtë ministri.

Vendimi për punësimin e saj si Zyrtare Ligjore është marrë më 29 qershor të vitit 2017.

Mjafton t’i hedhësh një sy profilit të Arlinda Thaqit në Facebook për të parë veprimtarinë e saj partiake në PDK. /Periskopi/