Militanti i PDK-së i quan “mjerana” dhe kërkon të shuhet NISMA

Militanti i PDK-së Alban Zulfaj, nëpërmjet një komenti në lajmin që është publikuar në MalishevaPress ku Kryetari i Nismës në Malishevë Ragip Begaj, njëherit edhe Kryetar Komune kishte bërë ftesë për pjesëmarrje në Konventën e Nismës, i ka quajtur mjerana si dhe siç ka thënë ai “Bëjeni mbylljen e kësaj të ashtuquajture Nisma”

Zulfaj sipas burimeve të MalishevaPress është nip i Kryetarit të PDK-së në Malishevë Isni Kilaj.

Pakënaqësitë e votuesve dhe militantëve të këtyre dy subjekteve në Malishevë janë shumë të mëdha me arritjen e koalicionit PDK-AAK-NISMA.

Ditë më parë kishte dhënë dorëheqje njëri ndër personat më të rëndësishëm të Partisë Demokratike të Kosovës asambleisti Ahmet Rrahmanaj. /MP